Kreu i republikanëve në Senat mbështet kandidatin presidencial Donald Trump
Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell njoftoi të mërkurën mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump si kandidat të Partisë Republikane për president, një kthesë madhore nga qëndrimi i dikurshëm kur ai fajësoi zotin Trump duke thënë se veprimet e tij më 6 janar ishin “të turpshme”.
Senatori McConnell është udhëheqësi i fundit i republikanëve në Kongres që deklaron mbështetjen për zotin Trump, shkruan VOA.
Ai e bëri këtë përmes një deklarate pasi fitoret e zotit Trump në zgjedhjet paraprake të Super të Martës e sollën ish-presidentin republikan një hap më pranë sigurimit të delegatëve të mjaftueshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit.
Senatori McConnell dhe ish Presidenti Trump nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga viti 2020, zoti kur McConnell pranoi fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Por së fundmi, ekipet e tyre rifilluan bisedimet për një mbështetje publike të zotit McConnell për kandidaturën e zotit Trump.
“Është shumë e qartë se ish-presidenti Trump ka fituar mbështetjen e nevojshme të votuesve republikanë për të qenë kandidati ynë për President të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e senatorit McConnell.
“Nuk duhet të jetë befasi që si kandidat i partisë sonë, ai do të ketë mbështetjen time”, thuhet më tej në deklaratën e zotit McConnell.
Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor