Kreu i SPAK takim me ambasadorin Abbott, britanikët riafirmojnë partneritetin

23 Janar 2026 | 12:12

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të premte është takuar me ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Abbott. Ambasada britanike për mes një postimi në “Facebook” ka publikuar pamje dhe detaje nga ky takim.

Ambasada thekson se Braho dhe Abbott diskutuan rreth bashkëpunimit të SPAK me Britaninë e Madhe. Ata gjithashtu theksuan partneritetin mes dy vendeve lidhur me krimin e organizuar.

“Ambasadori britanik Nicholas Abbott u takua me Drejtorin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.

Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”, njofton ambasada britanike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026