Kreu i zjarrfikëses: Do qëndrojmë këtu derisa të sigurohemi që nuk ka viktima
Kreu i zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha në një deklaratë për mediat se ka pamje që zjarri ka qenë në katin e dytë të pallatit që mori flakë të 21 Dhjetori në Tiranë dhe ka dyshime që mund të ketë kaluar deri në tarracë, ose anasjelltas.
Sidoqoftë, çfarë është e sigurt, është fakti se fasada e pallatit ka ndihmuar flakët të përhapen dhe ka bërë të vështirë punën e zjarrfikësve.
Goxhaj sqaroi se do jenë në vendngjarje deri në përfundim të shuarjes së flakëve dhe deri në përcaktimin e shkakut të ngjarjes. Ai theksoi se zjarri është drejt përfundimit dhe menjëherë do të sigurohen që nuk ka lëndime në njerëz apo humbje jetësh, ndërsa deklaroi se dëmet materiale janë të mëdha.
Siç u shpreh kreu i zjarrfikësve, raste të tilla për Tiranën ku zjarri nuk lokalizohet dot, por shkon nga një banesë në tjetrën janë shumë të rralla.
“Situata e zjarrit është nën kontroll, zjarri po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Këtu po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit që është në një banesë. Zjarri ka marrë përmasa të shpejta. Sipas informacioneve që ne kemi ka qenë diku në katin e dytë të këtij objekti dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracën e objektit. Që në momentet e para, jemi interesuar për qytetarë të ndodhur në banesë dhe fillimisht kemi bërë evakuimin e qytetarëve. Bashkë me Policinë e Shtetit kemi bërë kontrolle dhe nuk na rezulton të kemi qytetarë të lënduar në banesa, ndërsa zjarri ka bërë dëm shumë të madh, por po shkon drejt izolimit. Në këto momente nuk mund të flasim as për shkak zjarri, as për rezultate përfundimtare. Janë ekspertët e policisë, janë ekspertët e shërbimit zjarrfikës, jo vetëm ekspertët, por edhe prefekti i Qarkut, Drejtori i Policisë së Qarkut, do jemi të gjithë këtu, jo deri në përfundim të zjarrit, por deri në përfundim të përcaktimit të shkaqeve dhe derisa të sigurohemi që nuk kemi humbje të jetës së qytetarëve,” – deklaroi Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë