Krifca në Kalabri: Rrisim produktin shqiptar në Itali dhe atë arbëresh në Shqipëri

25 Qershor 2023 | 13:08

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe.

Ministrja mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Rikthim në bujqësi, inovacion dhe south working, revolucioni digjital dhe zhvillimi kompetitiv i Mesdheut identitar dhe të dallueshëm”.

Në fjalën e saj, Krifca vlerësoi partneritetin tregtar me shtetin italian, në kuadër të së cilit eksportet e vajit të ullirit në pesë muajt e parë të këtij vitit shënuan rritje të ndjeshme.

“Në Itali, në pesë muajt e fundit kemi eksportuar pesë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahas vajit të ullirit eksportojmë verë, domate, perime, peshk, fruta, ujë mineral etj. Para disa vitesh ne eksportonim vetëm pak më shumë se 100 milionë euro mallra bujqësore. Vitin e kaluar kemi eksportuar 500 milionë euro dhe jemi në rrugën e duhur për të thyer barrierën e eksporteve bujqësore prej 1 miliard eurosh në disa vite të tjera”, theksoi Krifca.

Ministrja Krifca u ndal dhe në krijimin e një brandi të përbashkët italo-shqiptar në fushën e verës, vajit të ullirit apo produkteve të tjera ushqimore. Sipas ministres Krifca, zonat me komunitet arbëresh janë zonat e duhura nga do të nisin këto investime të përbashkëta.

Ministrja Krifca u ndal dhe te siguria ushqimore.

“Ajo që duam është ekselenca dhe njohuritë që e kanë bërë Italinë një lider botëror në industrinë ushqimore, të implementohen edhe në Shqipëri”.

Në këtë drejtim, ministrja informoi se, falë financimit prej 22 milionë eurosh nga Italia do të nisë shpejt zbatimi i një projekti që do të riparojë totalisht laboratorët e sigurisë ushqimore. “Për më tepër, projektet do të lejojnë ndërtimin e disa laboratorëve modernë në pikat e kontrollit kufitar, duke lejuar përputhjen totale me standardet e sigurisë të BE-së”, shtoi ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026