Krimet e ‘Wagner’ në Afrikë, Human Rights Watch: Ekzekutime, tortura dhe plaçkitje
Luftëtarët e “Wagner”, që bashkëpunojnë me grupet e armatosura në Afrikë, janë akuzuar se kanë kryer shkelje të rënda të drejtave të njeriut në Mali.
Organizata Human Rights Watch deklaron se mercenarët rusë dhe forcat e armatosura të Malit kanë ekzekutuar dhe zhdukur një numër të madh civilësh që prej dhjetorit 2022.
Organizata me bazë në Shtetet e Bashkuara nënvizon se “Wagner” ka shkatërruar dhe plaçkitur prona të civilëve, si dhe ka torturuar të dënuarit në një kamp ushtarak.
Mercenarët e “Wagner”, të udhëhequr ende nga Yevgeni Prigozhin, janë përfshirë në afera kriminale në kontinentin afrikan prej vitesh.
“Kompania ushtarake private ka akumuluar pasuri të mëdha duke mbrojtur regjimet e dobëta afrikane në këmbim të kontrollit të minierave të arit”, ka deklaruar Mark Bajsinger, profesor në Universitetin Princton të Shteteve të Bashkuara.
Nga marsi deri në muajin maj, organizata Human Rights Watch ka biseduar me 40 persona, përfshirë këtu dëshmitarë, familjarë të viktimave dhe zyrtarë, si dhe ka kontrolluar pamje filmike, duke konstatuar se forcat e armatosura në Mali kanë kryer abuzime të rënda gjatë luftës kundër militantëve islamikë.
Dëshmitarët kanë raportuar se gjatë të gjitha operacioneve kanë parë persona të armatosur që identifikoheshin si “rusë” ose si pjesëtarë të “Wagner”.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret