Krimi në Polici, Havari: Nuk më habit, oficerët e rinj të etur për t’u pasuruar

25 Nëntor 2023 | 20:39

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, është shprehur se nuk është i befasuar nga krimi e korrupsioni në radhët e Policisë.

Komentet Havari i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se që në vitin 1992, oficerët e rinj ishin të etur për t’u pasuruar dhe e kishin mendjen vetëm për korrupsion e grabitje.

Ai tha se ky model është mbartur, nuk është goditur dhe sot është në situatën më të keqe të mundshme.

“Mua nuk më bën shumë përshtypje, sepse kanceri malinj i korrupsionit në strukturat e Policisë nuk ka filluar sot. Ka qenë izoluar në kohën e sistemit totalitar, por etja e njerëzve për t’u pasuruar ka qenë që atëherë.

Që në 92 oficerë të rinj erdhën me moton, ndoshta kam qenë i vetmi që nuk kam larguar nga detyra në kuadër reforme, punonjës policie jo njëher zero, por kam gjetur edhe oficerë sigurimi që nuk i largova, ndoshta për kohën mund t’i largoja, edhe i zëvendësuan me të rinj.

Oficerët e rinj 22-23 vjeç direkt në korrupsion, direkt në grabitje. Qysh atëherë tendeca për t’u pasuruar ka nis që në 92’. Është mbarsur dhe nuk është goditur dhe sot është në pikën më të keqe. Kohët e fundit ka marrë përmasa”, është shprehur Havari.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026