Erzen Breçani në gjyq: Djalin e kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme
Ish drejtori i policisë Erzen Breçani, i cili u arrestua pak ditë më parë së bashku me të birin dhe dhe 7 policë si të përfshirë në trafik droge ka dhënë dëshminë e tij sot para Gjykatës.
Në fjalën e tij të siguruar nga Euronews Albania, ai është shprehur se është në burg prej djalit të tij duke thënë se këtë të fundit e ka këshilluar që të mos merret me punë të paligjshme.
“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë dhe jetën në rrezik”-tha ai.
Ai ka përmendur disa nga aksionet që ka bërë dhe personazhet që ka arrestuar.
Nga operacioni i SPAK u arrestua Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.
Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.
Ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.
Urdhër-arrestet u lëshuan pas ardhjes nga autoritetet franceze të dekriptimeve të aplikacionit Sky
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona