Diaspora mblidhet në Tiranë, Begaj: Fëmijët të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe

23 Nëntor 2023 | 10:40

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë çeli sot ditën e dytë të punimeve dyditore të Samiti të 3-të të Diasporës duke u bërë bashkëpërfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëreshë në Itali, por dhe studiues e historianë.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij është shprehur se do të vijojë të mbështesë punën e institucioneve për shpërndarjen e librave shqip në Diasporë.

Mes tjerash ai theksoi se në mësimin e Gjuhës Shqipe, një rol shumë të madh tek fëmijët luajnë dhe prindërit.

“Do të vijoj të mbështesë punën e nisur nga institucionet shqiptare për shpërndarjen e librave shqip të autoriteteve shqiptare për shpërndarjen e librave në Diasporë por kjo nuk mjafton. Fëmijët duhet të kenë mundësinë që të mësojnë shqip, kudo që të jenë. Përdorimi i Gjuhës Shqipe nuk mund të bëhet me urdhër, ai del si nevojë e Komunitetit për të ruajtur atë, kulturën dhe identitetin kombëtar. Ndaj roli i prindërve në përcjelljen e gjuhës shqipe tek fëmijët është parësor. Mësimi dhe cilësia e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jenë prioritete që na bashkojnë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026