Krishtlindja në familjet shqiptare, ceremonia më e rëndësishme festive për besimtarët kristianë
Krishti u lind, edhe për besimtarët katolikë dhe për ato ortodoksë. Në kalendarin kristian kjo është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët.
Pas lutjeve ne po shkojmë sot në një familje, që na ka pritur për të festuar me to, ditën e lindjes së shpresës dhe besimit.
“Përveç dimenisioni familjar, ku familja mblidhet bashkët, është dhe dimensioni tjetër i besimit, lindja e Krishtit që për ne është një nga ngjarjet kryesore”, shprehet Elton Leka.
Bashkëshortja e tij Lorena tregon se pas meshës kthehen në shtëpi për të përgatiru drekë.
Shpirti i Krishtlindjes, vihet re tek familja, tek festimi me njerëzit më të dashur, kështu është edhe për djalin e dytë të familjes Leka, Sotielin.
Mirëpo për besimtarët, atmosfera fillon shumë herët, që në Nëntor me nisjen e Kreshmës, dhe zbukurimet nuk janë thjesht rastësore por kanë simbolikat e tyre
Në vite, edhe kjo festë është festuar ndryshe, por çfarë ka ndryshuar këtë na e tregon familja Leka.
“Prindërit dhe gjyshërit tanë e kanë festuar fshehur gjatë periudhës së komunizmit kur kjo gjë nuk lejohej”, tregon Eltoni.
Për Klerikun Nikoll Kodheli, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme.
“Sjell më shumë gëzim dhe entuziazëm, lindja e Krishtit i dha kuptim lindjes sonë, pasi nuk do të kishim shpresë”, shprehet Nikoll Kodheli.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit