Krishtlindje në Gjirokastër, qyetarët: Krishti i porsalindur të banojë në zemrat tona
Besimtarët e krishterë në Qarkun e Gjirokastrës janë bërë pjesë e riteve fetare të Krishtlindjeve. Në meshën e zhvilluar në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Gjirokastrës kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë.
Mesha u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanaili. Në këtë ditë Krishtlindje besimtarët kanë uruar për më shumë paqe,mirësi dhe harmoni.
“Ju urojmë të gjithë të krishterëve të gjithë botës gëzuar Krishtlindjen, me paqe, dashuri dhe harmoni në familjen e tyre dhe mbarë botën. Krishti i porsalindur të banojë në zemrat e tyre, dhe t’ju dhurojë dashuri dhe gjithçka që duan në jetën e tyre”, ka uruar një djalë në këtë ditë të shenjtë.
Ndërkohë, një grua tjetër është shprehur:
“Të jenë të gëzuar dhe të lumtur”.
“Uroj të jetë një ditë e mirë për të gjithë dhe sa më shumë mbarësi, shëndet dhe lumturi në të gjitha familjet”, ka uruar një banore tjetër e Gjirokastrës.
Ritet e festës së Krishtlindjeve kanë vazhduar në familjet e besimtarëve.
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht