Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Besiktas

30 Janar 2026 | 11:35

Kristjan Asllani, ka mbërritur në Stamboll për të vazhduar negociatat dhe për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore te Besiktas. Lajmi u bë i ditur nga klubi turk përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmohet se transferimi i mesfushorit po ecën sipas planit.

Klubi turk njoftoi se Asllani do të kryejë kontrollet mjekësore dhe më pas do të firmosë marrëveshjen për huazimin me të drejtë blerje, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në afrimin e mesfushorit shqiptar në Superligën turke.

Trajneri i Torinos kishte kërkuar ndërprerjen e huazimit të Asllanit, pasi ai nuk po merrte minuta te Interi dhe nuk po përshtatej në ekipin tjetër italian. Huazimi te Besiktas do të zgjasë deri në verë, ndërsa klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit, që vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Sipas mediave, kjo shumë konsiderohet e lartë për ekipin turk, por performanca e Asllanit mund të ndryshojë situatën dhe të bëjë të mundur blerjen e tij të plotë nga Besiktas.

Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026