Kritika për Rishi Sunak, shpenzoi gjysmë milioni paund në dy javë me avionë privat
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, u kritikua publikisht, ku u zbulua se në një periudhë për më pak se dy javë, Sunak ka udhëtuar me avionë privatë dhe ka shpenzuar rreth 500 mijë paund për këto qëllime, duke “shkatërruar në mënyrë tronditëse paratë e taksapaguesve. ”
Këto kritika kanë shtyrë opozitën britanike të sulmojë Sunak, duke pretenduar se ai është “jashtë kontaktit me realitetin dhe i paaftë për të punuar në çështjet mjedisore të agjendës së gjelbër”, sipas Reuters.
Në dokumentet e zbuluara nga zyra e kryeministrit Sunak, përshkruhen me detaje udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit në tremujorin e tretë të 2022. Është zbuluar se kabineti i Sunak i kushtoi taksapaguesit britanik rreth 108,000 £ për udhëtimin me avion privat drejt dhe nga samiti Cop27 në Egjipt më 6 dhe 7 nëntor.
Një javë më vonë Sunak fluturoi për në samitin e G20 në Bali, Indonezi, duke u kthyer më 17 nëntor, një udhëtim kthimi që kushtoi më shumë se 340,000 £. Në dhjetor, një udhëtim ditor në Letoni dhe Estoni për të vizituar trupat britanike kushtoi më shumë se 62,000 £.
Gjithsesi, të gjitha sa më sipër nuk përfshijnë shpenzimet për zyrtarët që shoqëruan edhe kryeministrin në këto udhëtime, dhe delegacionet ishin të përmasave të ndryshme – nga 19 me kryeministren Liz Truss, deri në 35 që shoqëruan në Bali.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj