Kritikat për kreun e ri të FRPD-së, Xhaferri: I prisja komentet

5 Tetor 2022 | 13:32

Besart Xhaferri kreu i ri i FRPD-së tha në një intervistë për Euronews Albania se akuzat që lindër pas zgjedhjes së tij lidheshin fillimisht me formularët për rianëtarësimin.

“Procesi u dëmtua disi nga këto, por nuk u shtrembërua sepse këtu është diferenca e madhe që po bëhet sepse duket sikur është një proces i manipuluar,” – u shpreh Xhaferri.

Sipas tij diferenca me kandidatin e dytë është shumë e madhe dhe vota u fragmentizua pasi përballë tij kishte 5 kandidatë. Po të ishte vetëm përballë një personi, sipas Xhaferrit, gara mund të bëhej më e vështirë madje mund të humbte.

Kreu i FRPD-së tha se për gabime që u bënë nga kandidatët nuk mund të vihet në diskutim një fitore.

Ndër të tjera, ai u shpreh se i ka pritur komentet, edhe pse të gjithë kanë qenë të mirëpritur pa dallim, Alibeaj, Berisha apo Basha pasi Forumi Rinor i Partisë Demokratike është me statut më vete.

Xhaferri u shpreh se njerëzit nuk e kanë dashur kandidimin e tij, ndërsa iu përgjigj pyetjes së Sidorela Gjinit kur tha fitorja e tij ishte e pritshme për shkak të ekipit prej 100 personash që punon krah tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026