Kriza e drogës gërryen BE-në: Rriten vdekjet, “lumë” substancash sintetike

5 Qershor 2025 | 16:28

Me një fluks “të paprecedent” kokaine dhe qetësuesish dhimbjeje të falsifikuar që përmbajnë substanca të rrezikshme sintetike me bazë opimi, problemi i drogës në Evropë është bërë më kompleks se kurrë.

Kështu thotë Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogën, EUDA, sipas të cilës shitja e drogave po arrin pikun në të gjithë bllokun për shkak të rritjes së vartësisë, problematikave të kujdesit shëndetësor dhe dhunës në rritje mes bandave.

“Sot përballemi me një situatë që po ndryshon me shpejtësi”, ka deklaruar Alexis Goosdeel, drejtor ekzekutiv i agjencisë për Euronews.

Rreth 7 mijë e 500 persona humbën jetën si pasojë e mbidozave të drogës në 2023-shin, kuotë kjo në rritje krahasuar me vitin paraardhës, kur viktimat ishin 7.100.

Shumica e mbidozave vijnë si pasojë e drogave me bazë opiumi, por rreziqet po ndryshojnë pasi njerëzit po u drejtohen edhe drogave sintetike dhe po përdorin substanca të ndryshme.

Kështu, pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin në 2021-shin dhe ndaluan prodhimin e opiumit, vitin që pasoi njerëzit i kthyen sytë ndaj drogave me derivat fentanili, ose sintetike.

Në 2023-shin, autoritetet çmontuan 14 laboratorë prodhimi heroine në Evropë, shumica e të cilëve të ngritur në Holandë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, rreth 4.6 milionë të rritur evropianë përdorën kokainë, duke e kthyer atë në stimuluesin më të përdorur.

Kokaina po bëhet gjithashtu edhe më popullore, pasi në 2023-shin, vendet anëtare të BE-së sekuestruan 419 tonë, duke shënuar vitin e shtatë rresht të rekordeve.

Konfiskimet më të mëdha u kryen në Belgjikë, 123 tonë, Spanjë, 118 tonë dhe Holandë, 59 tonë, që mbeten portat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.

Ndërkohë, 8.4 për qind e të rriturve, ose 24 milionë persona, përdorën kanabisin vitin e kaluar, duke e kthyer atë në drogën më të zakonshme.

Edhe konfiskimet e kanabisit u rritën lehtshëm në 2023-shin pasi ranë një vit më parë, konstaton raporti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet

Presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën paralajmëroi vendet evropiane kundër politikave të mbrojtjes kombëtare që kërkojnë veprim të pavarur, ndërsa qeveritë po rrisin shpenzimet ushtarake...
15:12 | 13/07/2026

Franca mbyll përkohësisht tre reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit intensifikohet

Grupi shtetëror francez i energjisë EDF mbylli përkohësisht tre reaktorë bërthamorë të dielën, ndërsa paralajmëroi se shtatë të tjerë mund të kenë nevojë të rregullojnë...
15:10 | 13/07/2026

New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është nën arrest shtëpiak nga dega e inteligjencës së Trupave të Gardës Revolucionare, pasi autoritetet iraniane zbuluan një pjesë të konsiderueshme...
14:39 | 13/07/2026