Kriza e plehrave në Durrës, Ferruni: Qeveria të ndryshojë strategji, riciklimi më i dobishëm se djegia

9 Korrik 2021 | 16:36

Qeveria duhet të ndryshojë strategjinë e menaxhimit të mbetjeve, pasi reduktimi i tyre përmes djegies me inceneratorë nuk e zgjidh problemin.

Kështu tha ambientalisti Lavdosh Ferruni për Euronews Albania, gjatë diskutimit mbi situatën e krijuar nga mbetjet në qytetin e Durrësit.

Sipas ambientalistit, riciklimi i mbetjeve është shumë më efikas se sa djegia me incenerator.

Djegia me inceneratorë nuk funksionon as në Elbasan, as në Fier dhe as ka për të funksionuar ndonjëherë për 100 arsye, tha ai.

“Kontrata e kompanisë në Tiranë (inceneratorit) duhet rishikuar, madje edhe kontrata e koncesionit të Fierit duhet rigjykuar. Këto para që shkojnë për inceneratorët s’e zgjidhin problemin, bëhen pengesë, shmangin riciklimin. Strategjia është e gabuar. Kjo ka filluar që nga 2014, kur u dhanë koncesionet për inceneratorët”, tha z. Ferruni.

Qeveria e ka lënë Durrësin një vit nën pushtetin e plehrave. Një sërë veprimesh të saj kanë detyruar Bashkinë e Durrësit të kërkojë dërgimin e plehrave në Landfillin e Sharrës me një çmim më të lartë se çfarë paguan Bashkia e Tiranës për të njëjtin shërbim.

Megjithëse tani plehrat e Durrësit po shkojnë në Sharrë, pas datës 15 korrik qyteti bregdetar rrezikon të mbushet sërish me mbetje në mes të sezonit turistik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026