Kriza energjetike në RMV, Ramadani: Zero prodhim nga termocentralet, do ketë rritje çmimi

8 Nëntor 2021 | 08:06

“Nesër do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për krizën energjetike në Maqedoni të Veriut. Gjendja është alarmante”. Kështu u shpreh për Euronews Albania Kushtrim Ramadani, kryetar i Operatorit të Sistemit Elektrotransmetues në RMV.

Z. Ramadani theksoi se në këtë situatë do të ketë rritje të çmimit të energjisë, por momentalisht nuk do të ketë kufizime me energji.

“Pas vitit të ri do të kemi fatura të reja të energjisë”, u shpreh ai.

Z. Ramadani sqaroi se kohët e fundit ka pasur një keqmenaxhim të rezervave të ujit dhe se tani po punohet vetëm me 10% të kapacitetit.

“Nuk kemi prodhim momental nga termocentralet, e kemi zero”, theksoi ai.

Z. Ramadani u shpreh më tej se çmimi i naftës është i rregulluar me çmim tavan në këtë shtetet dhe se Komisioni Rregullator i Energjisë cakton çdo javë çmimet e naftës dhe derivateve të saj.

Ai shtoi se çmimi i naftës në RMV është më i lirë se në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022