Kriza globale e ushqimit, ministrat e G7 mblidhen në Berlin
Gjetja e zgjidhjeve urgjente për shpërthimin e krizës globale të ushqimit, shkaktuar kryesisht nga lufta në Ukrainë është qëllimi kryesor i takimit të ministrave të G7 në Berlin.
Shumë zona të Afrikës janë prekur nga reduktimi i ushqimeve, çka është përkeqësuar nga konflikti i fundit.
“Është një krizë urie që po afrohet si një valë kërcënuese për jetën. Disa nga arsyet nuk janë të reja: konfliktet rajonale, veçanërisht në Afganistan, sundimi i talebanëve, thatësirat, pasojat e krizës klimatike dhe gjithashtu pasojat e Covid-19, por ishte lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që e ktheu këtë valë në një cunami”, u shpreh Annalena Baerbock, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme.
Për shkak të bllokimit, vendet afrikane janë ato që po e përjetojnë më shumë krizën.
Ministrat do të diskutojnë se si të zhbllokojnë drithin ukrainas, i cili aktualisht është i bllokuar në magazina.
Zyrtarët e lartë mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të negociuar hapjen e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportet e grurit.
LEXONI GJITHASHTU
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)