Krizë në familjen Beckham, Brooklyn i jep “Block“ prindërve dhe motrës
Brooklyn Beckham thuhet se ka bllokuar të gjithë familjen e tij në rrjetet sociale, përfshirë edhe motrën e mitur, Harper, duke thelluar kështu përçarjen mes tij dhe prindërve të tij, Sir David dhe Victoria Beckham.
Sipas mediave britanike, pretendimi u bë publik nga vëllai i tij, Cruz Beckham, i cili deklaroi se Brooklyn i ka bllokuar papritur të gjithë në Instagram.
“U zgjuam dhe pamë që ishim të bllokuar në Instagram. Edhe unë po ashtu,” tha ai.
Burime pranë familjes thonë se marrëdhëniet janë tensionuar prej muajsh. Brooklyn mungoi në 50-vjetorin e babait të tij dhe në ceremoninë ku David Beckham u nderua me titullin Sir. Përçarja thuhet se nisi kur David dhe Victoria zbuluan se nuk ishin ftuar në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Brooklyn me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.
26-vjeçari Brooklyn nuk është fotografuar me familjen që prej Krishtlindjeve të fundit. Tensionet me vëllain Cruz thuhet se kanë arritur në atë pikë sa Cruz kontrollonte paraprakisht nëse Brooklyn ndodhej në vende publike për ta shmangur.
Megjithatë, një burim i afërt me familjen e ka cilësuar situatën si të ekzagjeruar, duke theksuar se “David dhe Victoria do ta mbështesin gjithmonë Brooklyn-in, kurdoherë që ai të ketë nevojë.”
Nga ana e tij, Brooklyn ka shprehur publikisht besnikërinë ndaj bashkëshortes, Nicola Peltz, duke shkruar në një video në Instagram: “Ti je e gjithë bota ime. Do të të zgjedh gjithmonë.”
Një burim për median The Sun ka komentuar se situata është “shumë e dhimbshme për David dhe Victoria”, duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, ata do të jenë gjithmonë pranë djalit të tyre.
Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut
Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
- 17:28 Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes