Krizë për fuqi punëtore në Rusi, mijëra koreano-veriorë i vijnë në ndihmë Putinit

10 Shkurt 2025 | 12:38

Mijëra qytetarë të Koresë së Veriut kanë udhëtuar në Rusi me viza studentore për të punuar dhe për të ndihmuar në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, sipas raporteve nga agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut. Sipas informacionit të raportuar, shumica e këtyre punëtorëve janë angazhuar në sektorin e ndërtimit dhe kanë arritur në Rusi gjatë vitit 2024.

Në vitin 2024, rreth 13,221 koreano-veriorë kanë hyrë në Rusi, duke shënuar një rritje deri në 12 herë më të madhe sesa vitin e kaluar. Kjo shifër është një pasqyrë e rëndësishme e përpjekjeve të Rusisë për të zbutur krizën e fuqisë punëtore, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe ndikimeve të saj në sektorët ekonomikë të Rusisë, përfshirë ndihmën në industrinë e ndërtimit dhe mbrojtjes.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, Rusia ka pësuar mungesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dhe kjo mungesë arrin deri në 1.5 milionë punëtorë. Pavarësisht këtij fluksi të koreano-veriorëve, ekspertët vlerësojnë se kontributi i këtyre punëtorëve për të zbutur këtë mungesë do të jetë i kufizuar dhe se nuk do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e situatës.

Ky veprim është një shkelje e drejtpërdrejtë e Rezolutës 2397 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ndalon kategorikisht Korenë e Veriut të dërgojë qytetarët e saj jashtë për punë.

Agjencia ISË thekson se Rusia mund të përdorë vizat studentore si një mjet për të fshehur këtë shkelje, duke e justifikuar si një mundësi për qytetarët e Koresë së Veriut të studiojnë në Rusi, ndërkohë që ata angazhohen në punë të tjera.

Po ashtu, ushtarët koreano-veriorë janë angazhuar në mbushjen e boshllëqeve në linjat e frontit të Rusisë, përfshirë në rajonin e Kurskut, ku ndihmojnë përpjekjet e Rusisë për të rikthyer territoret e pushtuara nga Ukraina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë ditën e djeshme, kur deputetët e partisë në pushtet “Georgian Dream” dhe ata të opozitës “For...
16:16 | 27/06/2026

Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Roma është gati të ofrojë mbështetje diplomatike për marrëveshjen e sapo nënshkruar Izrael-Liban dhe mund të...
16:07 | 27/06/2026

Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe

Një australian është arrestuar në Tajlandë në lidhje me vdekjen e një vajze 17-vjeçare e cila u gjet në një valixhe. I dyshuari, i cili...
15:58 | 27/06/2026