Kroacia i përgjigjet Vuçiç: Nuk kemi gisht te protestat serbe

16 Mars 2026 | 09:58

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kroacisë, e cila është shprehur se nuk ka asnjë interes për çështjet e brendshme të Serbisë dhe aq më pak të jetë një lloj kukulle që tërheq fijet prapa skenës për të nxitur protesta, deklaroi kryeministri Andrej Plenkoviç.

Sipas Plenkoviç, Kroacia ka si qëllim të vetëm marrëdhënie e qëndrueshme në fqinjësi.

“Përkundrazi, qëllimi ynë është marrëdhënie e qëndrueshme në fqinjësi. Në këtë kuptim, presim nga Serbia të tregojë një dëshirë të sinqertë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kroate në Serbi. Ashtu siç Kroacia është e përkushtuar kur bëhet fjalë për pakicën serbe në Kroaci”, është shprehur ai.

NATO është aleanca ushtarake më e fuqishme në histori, dhe Kroacia gëzon mbrojtje brenda sistemit të saj të sigurisë kolektive.

“NATO është gjithashtu një aleancë mbrojtëse, dhe si e tillë Kroacia nuk ka qëllim agresiv ndaj askujt. Megjithatë, raketat hipersonike që ka blerë Serbia nuk shërbejnë për mbrojtje kundër ajrore, por për sulme me rreze të gjata ndaj objektivave tokësore. Ndaj, njoftimi i NATO-s për këtë kërcënim ndaj aleancës është një procedurë normale, dhe në bisedime me aleatët tanë do të gjejmë një përgjigje të përshtatshme”, ka theksuar kryeministri Plenkoviç.

Sakaq, Plenkoviç holli poshtë pretendimin e Aleksandër Vuçiç se protesta studentore në Serbi ka marrë pjesë udhëheqja shtetërore kroate dhe angazhimi kroat i inteligjencës, duke i quajtur ato absurde.

Vuçiç, në kulmin e fushatës për zgjedhjet lokale në Serbi, tha se Kroacia kishte marrë pjesë drejtpërdrejt dhe shumë fuqishëm, më shumë se çdo vend tjetër. Ai iu referua lëvizjes studentore që kërkon luftë kundër korrupsionit dhe zgjedhje të parakohshme, raportoi radio televizioni kroat.

“Ne nuk mundemi të kemi asnjë interes si shtet të merremi me pjesën e brendshme të Serbisë dhe aq më pak të jemi një lloj prapa skene që tërheq fijet dhe organizon protesta,” tha Plenkoviç në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, bëhet fjalë për teza të shpikura që tregojnë një keqkuptim të plotë të pozicionit të Kroacisë, e cila synon bashkëpunim në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Mbi 6,500 persona u mblodhën në agim në Bosnje dhe Hercegovinë për të nisur Marshimin e Paqes, një aktivitet përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit të...
11:56 | 09/07/2026