Kroacia shton trupat në Kosovë, ushtarët mbërrijnë në Gjakovë

22 Nëntor 2023 | 10:43

Kroacia ka shtuar trupat e saj në Kosovë, në kuadër të Natos. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiç, mori pjesë në dërgimin ceremonial të kontingjentit prej 40 ushtarëve kroatë që iu bashkuan misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ceremonia e ardhjes së tyre u mbajt në kazermën e Brigadës së III Gardiste “Kune” në Gjakovë.

Anushiç tha se kjo ceremoni i zgjon kujtimet e ditëve të kaluara në ushtrinë kroate.

“Unë jam krenar për atë periudhë, ashtu siç jam krenar që jam sot para jush si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes”, tha ai.

Kujtojmë se në total 1000 trupa janë shtuar nga NATO. Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash ndërsa kontigjentet e tyre i kanë shtuar në Kosovë edhe  Rumania  e Sllovenia Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë kanë marrë pjesë në operacionin për mbështetjen e paqes të KFOR-it në Republikën e Kosovës që nga 16 qershori 2009, bazuar në vendimin e Kuvendit të Kroacisë nga korriku 2008

Për vitin 2023 dhe 2024, është miratuar pjesëmarrja e deri në 160 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë me deri në dy helikopterë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026