Krujë: Vrau me çekiç në kokë 57-vjeçarin, arrestohet i riu dhe dy bashkëpunëtorët
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar i dyshuar për vrasjen me sende të forta ndaj një 57-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”. Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.
Pas hetimeve policore të kryera, u arrestuan Andri Vokrri 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, si dhe Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit. Tre shtetasit po qarkullonin me një automjet, kur janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili lëvizte me automjetin e tij. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari dyshohet se e ka goditur viktimën me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, dy shtetasit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes pa njoftuar organet ligjzbatuese.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar dy automjete dhe mjetin e fortë (çekiçin) me të cilin dyshohet se është kryer krimi. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 21:14 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)