Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, paraqitet në SPAK

23 Qershor 2025 | 10:15

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo është e hera e dytë që Bufi shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Majlinda Bufi u paraqit në SPAK edhe në vitin 2024. Për të janë depozituar disa kallëzime.

Ajo qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pas daljes nuk pranoi që të flasë për gazetarët, duke thënë shkurt “kur të flasë drejtësia”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026