Kryebashkiaku i Kievit bën thirrje për rezistencë: Armiku po afrohet
Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar banorët e tij se forcat ruse po i afrohen kryeqytetit të Ukrainës. Ish-kampioni i peshave të rënda, Vitaliy Klitschko u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.
“Armiku po grumbullon forcat gjithnjë e më afër”, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, teksa shtoi luftime janë duke u zhvilluar në periferi të kryeqytetit.
“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të fortë”, tha Klitschko në apelin drejtuar bashkëqytetarëve të tij.
Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus.
Një autokolonë e blinduar ruse që shtrihet në rreth 65 km gjatësi po afrohet nga veriu i qytetit dhe analistët besojnë se mund të shkojë për të ofruar mbështetje për një përpjekje pushtimi nga perëndimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar