Kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk
Gjatë një forumi të sigurisë në Minsk, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka kritikuar ashpër sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë. Ai tha se duhet dialog e jo izolim.
Vizita e 31 tetorit paraqet një angazhim të rrallë të Hungarisë me Bjellorusinë, e cila është nën sundimin autoritari të Alyaksandr Lukashenkas, veçmas pasi regjimi i Lukashenkas ka shtypur me forcë disidencën, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020.
Szijjarto kundërshtoi ashpër sanksionet që shënjestrojnë Rusinë për shkak të luftës që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022, dhe sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të shtypjes së opozitës dhe mbështetjes që Minsku i jep Moskës.
“Ne nuk pranojmë asnjë kufizim ndaj atyre me të cilët ne bashkëpunojmë. Neve nuk na pëlqen politika e sanksioneve”, tha ai.
Gjatë adresimit në rusisht, Szijjarto sinjalizoi se synon të angazhohej drejtpërdrejt me audiencën e pranishme në forum duke thënë “është nder për mua të kthehem në Minsk” dhe duke thënë se shpreson se bisedimet gjatë vizitës së tij nuk do të kritikohen nga Brukseli.
Hungaria është anëtare e BE-së, por nuk mbështet sanksionet e vendosura nga blloku ndaj Rusisë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vazhdimisht ka kritikuar BE-në për sanksionet ndaj Moskës dhe po ashtu ai mban raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos