Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në Beograd mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun serb, Ivica Daçiç në Beograd, Dussey u shpreh se ishte i lumtur që po dëgjonte tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe shtoi se vendimi ishte definitiv.
“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv”, theksoi ai.
Që nga viti 2019, Serbia pretendon se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 dhe kishte qenë pikërisht kryediplomati Dussey që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve.
LEXONI GJITHASHTU
- Kurti: Policia e Kosovës ka hapur derën për qytetarët e të gjitha komuniteteve
- Analisti amerikan: Kosova të pranojë Asosacionin, me kushtin e njohjes nga Serbia