Kryediplomatja e BE mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, paralajmëron një takim Kurti-Vuçiç

12 Shkurt 2026 | 09:19

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues, pas më shumë se një viti bllokim politik.

Kallas uroi kryeministrin Albin Kurti, derisa tha se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti. Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar ajo në “X”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar 10 persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026