Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë

4 Nëntor 2024 | 09:48

Deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi kundërshton masën e vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK-ut.

Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes avokatit, pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.

Avokati Genci Gjokutaj ka paralajmëruar se, përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg”, do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

Kryemadhi pritet të paraqitet sot në orën 12:00 në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë që GJKKO në datë 23 tetor vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Metën, të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa ndryshoi masën për Piro Xhixhon, duke e kaluar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Seanca, e cila zgjati rreth 4 orë, vlerësoi kushtet e zbatimit të masave të sigurisë lëshuar mbi Metën, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u mbrojtën vetë para gjyqtarit Erjon Çela, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026