Kryemadhi: Në skemën e inceneratorëve figurojnë emra pranë Bashës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët të hënën ka deklaruar se kontratat për inceneratorët janë ndër aferat më të mëdha të qeverisë Rama.
Ajo tha se ka mbledhur fakte dhe prova të reja për inceneratorët, të cilat do t’i vërë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme.
Kryemadhi nënvizoi se në skemën e inceneratorëve figurojnë përfitues dhe emra që janë pranë Lulzim Bashës.
“Patjetër që do t’i denoncoj, por nuk kam ndërmend t’i përmend sot me emra. Emra dhe kompani që kanë marrë në shkëmbim të blerjes së votës apo vendimeve politike, disa kanë marrë shuma parash, disa toka, disa vila, disa biznese, të cilat janë të faktuara, mjafton të gjëmosh paranë, do shikosh që përfundon te emri i gruas që blen një vilë e me radhë”, u shpreh ajo.
Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama