Kryemadhi në SPAK: Do ti kërkoj bankës së SHBA-së shpenzimet që rakordojnë për mua

7 Korrik 2025 | 12:33

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.

Në dalje nga ambinetet e SPAK, Kryemadhi flet për kartën 245 mijë dollarë që SPAK e akuzon se ka shpenzuar për hotele, veshje në Beverly Hills e Las Vegas me kartën e kushëririt të saj Ardian Shatkut.

“E para sa i përket kartës për të cilën Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua të them diçka. Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia. Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK. 245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore. Dhe ajo që dua të them është që selia ka shpenzimet e veta. Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia. Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi së bashku me ish-bashkëshortin Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë së Lirisë, janë marrë nën hetim për aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Mbi ta rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026