Kryeministri britanik pëson goditje të dyfishtë, humbet në dy zgjedhje

24 Qershor 2022 | 12:27

Kryeministri britanik Boris Johnson pësoi një goditje të dyfishtë, pasi votuesit në dy zgjedhje refuzuan partinë e tij konservatore, duke i bërë presion të mëtejshëm liderit britanik në një kohë kur partia e tij duket se po largohet gjithnjë e më shumë prej tij.

Në njësinë rurale të Anglisë jugperëndimore të Tiverton dhe Honiton, Liberal Demokratët e qendrës përmbysën një shumicë të madhe konservatore, në atë që konsiderohet të jetë një nga rezultatet më të këqija zgjedhore për partinë në kohët moderne.

Të premten në mëngjes, kryetari i partisë, Oliver Dowden njoftoi dorëheqjen e tij, duke thënë se partia “nuk mund të vazhdojë si zakonisht”.

Ai shtoi se dikush duhet të marrë përgjegjësinë dhe nuk e cilësoi të drejtë të qëndronte në detyrë.  Në të njëjtën kohë, Partia Laburiste rifitoi Wakefield-in në Anglinë veriore nga konservatorët e Johnson.

Kreu i Downing Street  fitoi një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 duke mbajtur votuesit tradicionalë të konservatorëve në Anglinë jugore dhe duke fituar votues të rinj në qytetet veriore më të varfra, post-industriale, ku shumë banorë janë ndjerë të anashkaluar nga qeveritë për dekada.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026