Kryeministri i Australisë, Albanese: Do njohim Palestinën

11 Gusht 2025 | 18:28

Australia do të njohë shtetin palestinez, deklaroi të hënën kryeministri Anthony Albanese, i cili njoftoi kështu bashkimin e forcave me Francën, Britaninë dhe Kanadanë.

Duke folur për gazetarët pas një mbledhjeje të kabinetit të tij, Albanese tha se vendimi i Australisë për të njohur Palestinën do të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Njohja bazohet në zotimet që Australia ka marrë nga Autoriteti Palestinez”, ka theksuar Albanese, duke saktësuar se zotimet në fjalë janë: Distancimi i hamasit nga qeveria palestineze, demilitarizimi i Gazës dhe mbajtja e zgjedhjeve.

Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e mirë që njerëzimi të shohë fundin e ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme dhe atë të vuajtjeve dhe vdekjeve nga uria”, ka thënë Albanese.

Sipas tij, situata në Gaza ka shkuar përtej çdo limiti.

Qeveria izraelite vijon të sfidojë ligjin ndërkombëtar dhe t’u mohojë ndihmat, ushqimin dhe ujin e pijshëm njerëzve të dëshpëruar, përfshirë fëmijët”, ka shtuar kryeministri australian.

Njoftimi i tij vjen pas disa javë presion dhe kritika nga qeveria e tij, por edhe shumë qytetarë australianë për njohjen e Palestinës.

Ekzekutivi australian ka kritikuar gjithashtu planin e njoftuar në ditët e fundit nga kryeministri Netanyahu, për një fushatë të re dhe madhore ushtarake në Qytetin e Gazës.

Në Pogradec u çel ekspozita e piktorit të njohur beratas Agron Polovina. Përmes 38 pikturave ku ndërthuren impresionizmi dhe modernizimi, pasqyrohhet jeta rurale e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron

Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të lehtësuar rregullat e trashëgimisë perandorake, mes shqetësimeve për zvogëlimin e madhësisë së familjes perandorake. Projektligji, i miratuar...
19:08 | 17/07/2026

Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë

Një sulm izraelit ndaj një funerali në rripin e Gazës ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku janë plagosur rreth 20 persona dhe janë vrarë...
18:56 | 17/07/2026

Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë sipas Rihterit goditi sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Thellësia fokale vlerësohet afërsisht 10 kilometra, ndërsa...
18:54 | 17/07/2026