Kryeministri i Kanadasë njofton dorëheqjen
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, njoftoi dorëheqjen të hënën, pas rritjes së pakënaqësive me udhëheqësin e tij dhe pasi largimi i papritur i ministres së tij të Financave vuri në pah rrëmujën brenda Qeverisë së tij.
Trudeau tha se “betejat e brendshme” nënkuptojnë se ai “nuk mund të jetë mundësia më e mirë” për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se do të qëndrojë si kryeministër derisa Partia Liberale në pushtet ta zgjedhë liderin e vet të ri.
Një zyrtar tha për Associated Press në kushte anonime se Parlamenti, i cili duhej ta rifillonte punën më 27 janar, do të pezullohet deri më 24 mars. Kjo kohë do t’ia mundësojë Partisë Liberale të zgjedhë liderin e ri.
Të gjitha tri partitë në opozitë kanë thënë se synojnë ta rrëzojnë Partinë Liberale nga pushteti përmes votës së mosbesimit sapo ta rifillojë punën Parlamenti, prandaj është pothuajse e sigurt mbajtja e zgjedhjeve në pranverë.
Trudeau erdhi në pushtet në vitin 2015, pas 10 vjetësh sundimi nga Partia Konservatore. Në fillim, ai u lartësua për rikthimin e vendit në të kaluarën e tij liberale.
Por, 53-vjeçari, pasardhësi i një prej kryeministrave më të famshëm të Kanadasë, është bërë jashtëzakonisht i papëlqyeshëm për votuesit vitet e fundit për një sërë çështjesh, përfshirë rritjen e çmimeve të ushqimit dhe banimit, si dhe për shkak të numrit të madh të imigrantëve.
Trudeau ka qëndruar publikisht i heshtur javët e fundit, megjithëse është përballur me trysni të madhe për të dhënë dorëheqjen.
Ish-ministrja e Financave e Kanadasë, Chrystia Freeland, njoftoi dorëheqjen e saj nga kabineti i Trudeaut më 16 dhjetor, duke kritikuar disa nga prioritetet ekonomike të tij. Ky hap e tronditi vendin dhe ngriti pyetje se sa më gjatë mund të qëndronte në detyrë Trudeau, i cili po humbiste gjithnjë e më shumë popullaritet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ford: Nëse Trump tarifon Kanadanë, ndërpresim eksportin e energjisë drejt SHBA-së
- Trump synon Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj