Kryeministri i Sllovakisë kërkon dorëheqjen e Kaja Kallas nga posti i BE-së

11 Janar 2026 | 17:25

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se Kaja Kallas duhet të japë dorëheqjen nga posti i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, duke vlerësuar se drejtimi i saj po dëmton aftësinë e BE-së për të përballuar sfidat aktuale.

Në një intervistë, Fico u shpreh se “BE-ja ka nevojë për një ndryshim lidershipi”, pasi sipas tij, qëndrimet dhe veprimet e Kallas kanë penguar krijimin e një pozicioni të qartë dhe koherent të unionit në çështjet ndërkombëtare.

“Bashkimi Evropian po përballet me një krizë të paparë. Vetëm shtetet që janë të qëndrueshme ekonomikisht, ushtarakisht dhe në sektorin e energjisë do të mbijetojnë”, deklaroi kryeministri sllovak. Ai shtoi se rendi global i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore është ndryshuar ndjeshëm, veçanërisht pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, dhe se BE-ja ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë ndaj këtyre zhvillimeve.

Megjithatë, Fico theksoi se Bashkimi Evropian mbetet “hapësira jetësore” e Sllovakisë dhe se vendi i tij vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj projektit evropian. Ai njoftoi gjithashtu se gjatë një vizite të ardhshme në Shtetet e Bashkuara do të diskutojë bashkëpunimin sllovako-amerikan me presidentin Donald Trump, me fokus të veçantë çështjet që lidhen me BE-në.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke u ndalur te burimi i financimit...
08:35 | 02/07/2026

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)

Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”,...
08:25 | 02/07/2026

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan mëngjesin e kësaj të enjteje një takim me pensionistët. Gjatë fjalës së saj,...
08:17 | 02/07/2026