Kryeministri japonez: Ukraina rrezikon ‘të shembet’ pa mbështetjen e SHBA

11 Prill 2024 | 21:03

Ukraina rrezikon ‘të shembet’ nën sulmin e Rusisë pa mbështetjen e SHBA-së, u ka thënë kryeministri japonez ligjvënësve amerikanë.

Sipas mediave të huaja, në fjalimin e parë në një takim të përbashkët të Kongresit nga një udhëheqës japonez në nëntë vjet, Fumio Kishida u kërkoi amerikanëve të mos dyshonin në rolin “të domosdoshëm” të vendit në çështjet botërore dhe tha se Tokio po ndërmerrte përmirësime historike ushtarake për të mbështetur aleatin e saj.

“Dua t’u drejtohem atyre amerikanëve që ndjejnë vetminë dhe rraskapitjen e të qenit vendi që ka mbështetur rendin ndërkombëtar,” tha Kishida.

“Udhëheqja e SHBA-së është e domosdoshme. Pa mbështetjen e SHBA-së, sa kohë më parë shpresat e Ukrainës do të shembeshin nën sulmin e Moskës?”, tha ai.

“Pa praninë e SHBA-së, sa kohë përpara Indo-Paqësori do të përballej me realitete edhe më të ashpra?”, tha më tej ai.

Komentet e zotit Kishida vijnë mes ndarjeve të thella në politikën amerikane mbi rolin e vendit ndërkombëtarisht në një vit zgjedhjesh presidenciale.

Kërkesa e Joe Biden për 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, e cila kaloi në senatin e udhëhequr nga demokratët me 70% mbështetje në shkurt, është ngecur në Dhomën e kontrolluar nga republikanët, pasi kryetari Mike Johnson ka refuzuar të lejojë një votim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026