Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

24 Gusht 2025 | 17:38

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje, duke thënë se Kanadaja nuk o ta përjashtonte dërgimin e trupave sipas një kuadri të tillë.

Tre vjet e gjysmë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Presidenti i SHBA-së Donald Trump po udhëheq përpjekjet për paqe dhe Ukraina po punon me aleatët e saj evropianë për të hartuar korniza të mundshme për garancitë e sigurisë pas luftës për Kievin, për të cilat Trump gjithashtu ka shprehur hapur qëndrimin e tij.

Carney, i cili bëri vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës në mars, iu bashkua Zelenskiy-t në një ceremoni në qendër të Kievit për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në të cilën mori pjesë edhe i dërguari special i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

“Ne të gjithë po punojmë për të siguruar që fundi i kësaj lufte të nënkuptojë garancinë e paqes për Ukrainën, në mënyrë që as lufta dhe as kërcënimi i luftës të mos u mbeten fëmijëve tanë për ta trashëguar”, tha Zelenskiy para një turme personalitetesh në Sheshin Sofia të Kievit, në sfondin e një katedraleje të shekullit të 11-të.

Zelenskiy ka thënë se dëshiron që garancitë e sigurisë në të ardhmen, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, të jenë sa më afër Nenit 5 të NATO-s , i cili e konsideron një sulm ndaj një shteti anëtar si një sulm kundër të gjithëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026