Kryeministri Netanyahu shtyn reformën në sistemin gjyqësor në Izrael

27 Mars 2023 | 19:17

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për muajin e ardhshëm procesin për diskutimin e reformës në sistemin gjyqësor, thuhet në deklaratën e së hënës të partisë së ekstremit të djathtë dhe anëtares së koalicionit qeveritar, Fuqia Hebraike.

Në deklaratë thuhet se kjo shtyhet për seancën e ardhshme të Parlamentit të Izraelit, në mënyrë që të “reforma të kalojë përmes dialogut”, shkruan REL.

Parlamenti do të shkojë në pushim javën e ardhshme për festën e Pashkës.

Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi Netanyahu e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ai u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve kundërthënëse të Qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor.

Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026