Kryeministri Rama kritika opozitës: Janë bërë bashkë për të na penguar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur sot qytetin e Durrësit për të prezantuar platformën “deputeti që duam”, ndërkohë ftoi të interesuarit t’i bashkohen ekipit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Fillimisht Rama u ndal tek problemi i plehrave në Porto Romano, duke thënë se falë punës së PS-së nuk hidhen më plehra në këtë zonë.
“Jemi këtu në këtë vend ku deri para pak kohësh ishte një plagë e hapur mjedisore, që ishte bërë Durrësin të turpërohej dhe që e kishte edhe Shqipërinë të turpërohej si rezultat i reportazheve ndërkombëtare të bëra mu këtu në Porto Romano, ku male të tërë me plehra kalbeshin mbi dhe, pa diskutim ndikonin në ajrin dhe shëndetin e njerëzve, dhe duke ndikuar po ashtu në imazhin e një qyteti që i ka të gjitha potencialet për të qenë një ndër qytetet më të vizituara nga ana turistike. Këtu po ndodh sot një transformim i jashtëzakonshëm, sepse nuk ka më plehra që mblidhen këtu”, tha Rama.
Ai nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa shtoi se Shqipëria sot vuan nga mungesa e një opozite reale, e cila sipas tij është e papërgjegjshme. Kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej edhe opozitës së bashkuar, e cila akuzon qeverinë se nuk po i ndihmon siç duhet pacientët e prekur me Covid-19, por paratë po i çon tek inceneratorët.
“Ne do bëjmë atë që duhet, sepse ne këta nuk i kemi përballë, por i kemi mbrapa, në përpjekje për të na kapur dhe të na tërheqin mbrapsht. Ne kemi bërë edhe gabime, kemi te metat tona, por një gjë është e sigurt se në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as 1/1000 e asaj që ofrojmë ne në shërbim të tyre. Ata janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne këtu sot në promovimin e platformës nuk jemi nga halli, as nga ndonjë tronditje aritmetike, nuk na sjell këtu as ideja se përndryshe ne nuk i mundim ata. Ata janë të mundur, të humbur. Ata janë të destinuar të degradojnë, sepse shumica e shqiptarëve nuk mund t’i mbështesin ata” tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Debati për inceneratorët, Veliaj sulmon Bashën: Me projektin e PD-së trajtimi 30% më shtrenjtë
Dy milionë euro për inceneratorët, koncesionarët në Fier dhe Tiranë paguhen, por nuk investojnë
72 milionë euro për tre inceneratorë që nuk punojnë
Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar
Shoqata e Ricikluesve: Industria në prag të falimentimit
Basha: Rama po i çon lekët e shqiptarëve tek inceneratorët, 2 mln euro vetëm në 4 ditët e fundit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania