Kryeministri Rama nga Korça: Ambicia jonë, skuadrat e huaja të stërviten në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në Korçë ku u prezantua edhe projekti për ndërtimin e stadiumit “Skënderbeu”. Ai ka falenderuar të gjithë arkitektët pjesëmarrës për këtë projekt. Gjithashtu kryeministri ka treguar edhe për planet që qeveria ka që sporti të transformohet në mundësi të shtuar për turizmin.
“Me mbylljen e zgjedhjeve vendore do duhet një koordinim më i mirë dhe një bashkëpunim më i ngushtë sepse në këtë rast nuk kemi problem financimin, po koordinimin me pushtetin vendor për të vënë në dispozicion terrene të përshtatshme dhe që bëjnë sens në aspektin e rrjetëzimit, për të mbuluar të gjithë komunitetet me këtë infrastrukturë që të jetë e aksesueshme nga të gjithë fëmijët.
Kjo është shumë e rëndësishme për projektin tonë të sportit për fëmijët, me federatën shqiptare të futbollit kemi një potencial të madh zhvillimi dhe progresi nëse i bashkojmë si duhet forcat. Në nivel të dytë është ambicia për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë në një mundësi të shtuar për turizmin, duke ofruar infrastrukturë dhe logjistikë për skuadrat e huaja që të vijnë e të stërviten në Shqipëri.
Korça mund të jetë e para në këtë rrugë të re me këto zhvillime të reja që të ofrojë mundësi për skuadra europiane që të kalojnë fazat e parapërgatitjes këtu duke sjellë vlerë të shtuar ekonomike dhe financiare. Kërkesa që u kemi bërë arkitektëve pjesëmarrës është të shikojnë përtej fushës së blertë dhe përtej shkallës së stadiumit.
Dua të falenderoj të gjitha studiot që shfaqën interes, anëtarët e jurisë dhe dua të them që jemi në një rrugë shumë inspiruese të zgjerimit të arkitektëve të huaj që punojnë në Shqipëri dhe po zgjerojnë edhe ofertën për zhvillimin urban. Kam një falenderim të veçantë për njërin prej arkitektëve që ka lënë gjurmën e tij në projektimin e të ardhmes së qytetit mikun tonë Piter Uillson, i cili ka vendin e tij në historinë e arkitekturës bashkëkohore”,-tha kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare