Kryeministri Rama thirrje qytetarëve të ruhen nga varianti Delta i COVID-19
Ndërsa vizitoi ditën e parë të vaksinimit të hapur për të gjitha moshat në një qendër shëndetësore në Dimal, kryeministri shqiptar Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.
“Varianti i ri (Delta) është një variant agresiv, përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm kur kap të pavaksinuarit. Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm individin nga virusi, por e bën virusin shumë më të dobët,” – deklaroi Rama, teksa vlerësoi mënyrën si qeveria e tij kishte menaxhuar me efikasitet përballimin e situatës.
Kryeministri theksoi dobitë e vaksinimit duke thënë se përballimi i COVID-19 tek të vaksinuarit është shumë më i thjeshtë, pa shtrime në spital dhe vështirësi shëndetësore.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në rang vendi ka 156 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i viktimave nga Sars-Cov2 është ulur ndjeshëm krahasuar me muajt e tjerë. MSH llogarit se 2,456 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend.
Shqipëria ka injektuar mbi 1 milionë vaksina sipas ministrisë.
Vaksinimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar përgjatë një jave, si një nismë e qeverisë për të promovuar mbrojtjen kundër COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve