Kryeministri spanjoll sot dhe nesër në Beograd, pritet të vizitojë edhe Tiranën

29 Korrik 2022 | 09:34

Këtë premte, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nis vizitën katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sot dhe nesër, do të jetë në Beograd.

Në ditët në vijim, Sanchez do të vizitojë edhe Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën dhe një nga çështjet që do të jetë në fokus është sigurisht zgjerimi i Bashkimit Evropian. Në turin e tij ballkanit, kryeministri spanjoll shmangu Kosovën.

Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Serbi pas disa dekadash. Ardhja e tij në Beograd, thonë analistët, është shumë domethënëse, para së gjithash sepse në planin dypalësh ka pasur një farë qetësie dhe përveç çështjes së zgjerimit, është e sigurtë se do të diskutohet edhe për blerjen e dy avionëve transportues ushtarakë Airbus.

Në kryeqytetin e Serbisë, palët pritet të disktuojnë edhe për çështjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kujtojmë se Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026