Kryenin baste sportive dhe mbanin kokainë në lokal, procedohet pronari, 1 në kërkim

19 Shtator 2025 | 12:03

Në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, identifikuan dhe ndërmorën veprime ndaj dy shtetasve që kryenin veprime të paligjshme në një lokal në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë.

Gjatë kontrolleve, u arrestua shtetasi R. U., 34 vjeç, i cili u kap duke vënë baste sportive me një celular brenda ambientit të lokalit. Ndërkohë, shtetasi E. P.(T.), 32 vjeç, shpallet në kërkim pasi në çantën e tij, e lënë në lokal, u gjet një sasi kokaine. Policia po punon për kapjen e tij.

Në lidhje me këtë rast, është referuar për procedim në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi I. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka vënë në dispozicion ambientet për këto veprime të paligjshme.

Gjatë kontrollit u sekuestruan një sasi kokaine, një celular dhe disa mjete identifikimi. Hetimet dhe veprimet e mëtejshme vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026