Kryepeshkop Joani merr pjesë në Samitin e Aqabës në Jordani
Në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës, u zhvillua Samiti i organizuar nga Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Husein dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga data 8 – 9 dhjetor 2025 në Aqaba të Jordanisë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit dhe Lindjes.
Nga vendi ynë morën pjesë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani; Arqipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Arjan Dodaj; Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
Në Samit morën pjesë primatë të Kishave Ortodokse, Patriarku i Jerusalemit, Theofili III; Patriarku i Antiokisë Joani X; Patriarku i Serbisë, Porfiri, me të cilët Kryepeshkopi Joan zhvilloi takime, dhe përfqësues të Kishës Ortodokse të Rumanisë, Bullgarisë, Kryepeshkopatës së Ohrit etj.
Ndërsa nga Kisha Romano Katolike mori pjesë Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve myslimane të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.
Samiti ishte një mundësi historike për t’iu drejtuar komuniteteve me respekt dhe dashuri vëllazërore, ku u theksua që popujt e rajonit ndajnë më shumë se një mijëvjeçar historie të përbashkët, të pasur me trashëgimi fetare, arritje kulturore, shkencore dhe artistike, por njëkohësisht edhe me periudha vuajtjesh, konfliktesh dhe plagë që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive.
Përfaqësuesit shpresojnë që në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërfetar, me synim shërbimin ndaj komuniteteve, popujve dhe pakicave kombëtare. Në deklaratën e Samitit u rikujtuan figurat e shenjta dhe heronjtë e popujve të Ballkanit, të cilët me jetën dhe shembullin e tyre dëshmuan vlerën e besimit të gjallë. Shembulli i tyre duhet të frymëzojë jo vetëm pajtimin historik, por edhe solidaritetin konkret të përditshëm dhe bashkëpunimin konstruktiv. “Ne falim dhe kërkojmë falje” – ishte mesazhi qendror i dialogut për bashkëjetesë.
Kryepeshkopi Joan i shoqëruar dhe Kryedhjakoni Johan vizituan lumin Jordan, vendin e pagëzimit të Krishtit nga Joan Pagëzori dhe kishat e ndërtuara në këtë rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte