Kryepeshkopi Joani dënon sulmin terrorist në Kishën e Damaskut

23 Qershor 2025 | 14:06

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joani, ka reaguar përmes një deklaratë publike pas sulmit të rëndë terrorist që ndodhi ditën e dielë në Kishën e Profetit Ilia në Damask të Sirisë. Ngjarja e rëndë, e ndodhur gjatë Liturgjisë Hyjnore, shkaktoi të paktën 22 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Në deklaratën e tij, Kryepeshkopi shpreh dhimbje të thellë për këtë akt dhune dhe solidaritet të plotë me komunitetin ortodoks të Sirisë. Ai dënon ashpër sulmin, duke theksuar se ngjarja ndodhi në një moment të shenjtë për besimtarët, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor.

Duke cituar paraardhësin e tij, Kryepiskopin e ndjerë Anastas, Joani shprehet:
“Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt.”

Ai përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe Patriarkun e Antiokisë, z. Joan, si dhe lutet për shërimin e të plagosurve dhe prehjen e shpirtrave të të ndjerëve.

Në përfundim të deklaratës, Kryepeshkopi Joani bën thirrje për paqe dhe ndalje të dhunës, duke theksuar se bashkëjetesa mes feve dhe popujve është e vetmja rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ai kujton modelin shqiptar të harmonisë ndërfetare, si dëshmi se bashkëjetesa nuk është një utopi, por realitet i prekshëm.

DEKLARATË E KRYEPISKOPIT TË TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË, JOANIT, PËR SULMIN TERRORIST NË KISHËN E PROFETIT ILIA NË DAMASK

Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor.  Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas: “Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt”.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan dhe për të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Sirisë. Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU:  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026

42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë

Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit. Gazetari...
20:16 | 11/07/2026