Kryeredaktori i gazetës “Dielli”: Shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e të dy palëve
Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës “Dielli” në SHBA thotë se, si organ i shoqatës “Vatra” ata nuk kanë mbajtur një qëndrim zyrtar në këto zgjedhje duke mos shprehur preferencë për asnjë prej kandidatëve.
Z. Greca u shpreh nga ana tjetër, se Donald Trump ka merita për zhvillimin ekonomik të SHBA ndërsa nga ana tjetër veçoi kontributin e Jode Biden për shqiptarët.
“Gazeta Dielli është organ i federatës Vatra dhe Vatra nuk ka dalë në deklaratë pasi ecën me parimin që shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e të dy palëve. Gazeta “Dielli” në editorialin e fundit ka mbështetur idenë që t’i kemi dyert e Uashingtonit të hapura”, tha ai.
Kryeredaktori i gazetës “Dielli” edhe pse nuk preferoi ta deklaronte votën, qëndrimi i tij ishte pro Trump.
“Trump po tërheq investimet e Amerikës jashtë dhe po i rikthen në SHBA. Kjo ka efekt në punësimin e njerëzve dhe ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi. Shifrat e papunësisë janë më të ulëtat të dekadave të fundit. Mendoj që të kërkosh kujdesin në hapjen e ekonomisë duke rrezikuar akoma ekonominë e SHBA nuk besoj se është alternative e duhur për t’i dhënë impuls ekonomisë”, deklaroi z. Greca.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta