Kryeson bindshëm PS, si ndahen mandatet për Këshillin bashkiak në Tiranë

16 Maj 2023 | 09:43

Po vijon numërimi i votava për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teksa janë numëruar 376 qendra votimi nga 941 në total, kryeson Partia Socialiste me 48.79% të votave, ose 55401 vota. Të përkthyera në mandate PS deri më tani ka siguruar 33 mandate.

Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 24.02% të votave, ose 27276 vota. Numri i këshilltarëve që ka siguruar deri tani ky koalicion është 16.

Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka siguruar 7547 vota, ose  6.65%. Shifra të cilat përkthehen në 4 mandate.

3 mandate ka fituar deri më tani Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Forcë politike e cila ka siguruar 5352 vota, ose 4.71% të votave totale.

Nga 1 mandat kanë siguruar në këshillin e ri të Tiranës Partia Republikane e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehut dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026