Kryetari i Komitetit Olimpik, Krasniqi: Kërkohet përshpejtim i ritmit për përgatitjet për Lojërat Mesdhestare

13 Janar 2026 | 10:23

Kosova po përgatitet për një cikël të gjerë investimesh infrastrukturore në funksion të Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat pritet të shënojnë një kthesë të rëndësishme për sportin në vend.

Institucionet përgjegjëse kanë prezantuar planet dhe dinamikën e realizimit të projekteve kryesore, të cilat përfshijnë objekte të reja sportive, rindërtim dhe modernizim të kapaciteteve ekzistuese, si dhe krijimin e kushteve për organizimin e një ngjarjeje të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Duke folur për vlerën dhe shtrirjen e investimeve, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, ka zbuluar për KosovaPress pikat kyçe infrastrukturore në të cilat do të investohet gjatë vitit 2026.

Në anën tjetër, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka vlerësuar se koha është faktori kyç dhe se viti 2026 duhet të shënojë fillimin konkret të ndërtimit të infrastrukturës sportive.

“Është obligative që 2026-ta të fillon, sepse nuk kemi më kohë. Për objektet sportive duhet kohë të bëhet projekti i tyre, të ndërtohet, edhe të vjen në funksion. Kjo kërkon kohë. Ne nuk kemi kohë për të humbur. 2026-ta duhet të jetë vit vendimtar i nisjes të objekteve të reja të cilat janë paraparë të bëhen, por edhe ato të cilat duhet të përmirësohen apo rindërtohen, ato ekzistuese po flas”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, Kryetari i Federatës së Sporteve Universitare, Musa Selimi, ka theksuar se procesi i deritanishëm dhe mbështetja ndërkombëtare dëshmojnë se Kosova është në rrugën e duhur. Ai ka theksuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të jetë moment historik për sportin kosovar.

Lojërat Mesdhetare përfaqësojnë një nga ngjarjet më të mëdha multisportive në botë, që bashkojnë vende nga Evropa, Afrika dhe Azia përgjatë pellgut të Mesdheut, duke u organizuar çdo katër vjet nën ombrellën e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Për Kosovën, edicioni i vitit 2030 nuk është vetëm një ngjarje sportive, por një projekt strategjik shtetëror që synon zhvillimin afatgjatë të infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve organizative dhe forcimin e imazhit ndërkombëtar të vendit, duke lënë trashëgimi të qëndrueshme për sportistët dhe komunitetin sportiv edhe shumë vite pas përfundimit të garave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026