Kryetari i Komunës së Skënderajt ngre padi për shpifje ndaj Kurtit

20 Maj 2026 | 19:27

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka dorëzuar këtë të mërkurë një padi për shpifje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij kjo padi ka ardhur pas deklaratave të Kurtit të cilat i ka cilësuar si të pavërteta.

Ai shton se emri, kontributi dhe dinjiteti i tij nuk mund të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje. Ndër të tjera ai theksoi se çdo person do të përballet para ligjit për çdo shpifje ndaj tij.

“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje.

Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta.

Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, shkruan Lushtaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026

Aksident në Gjakovë, plagosen 4 persona. I mituri i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Gjakovë. Mësohet se si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të plagosur mes tyre...
14:26 | 06/07/2026