Kryetari i parlamentit iranian paralajmëron SHBA-në për dërgimin e trupave në terren

27 Mars 2026 | 15:12

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf ka lëshuar një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara, ndërsa anije luftarake dhe mijëra marinarë e amerikanë po vendosen në rajon.

Ghalibaf në një postim në X shkroi se si mundet SHBA të mbrojë ushtarët e saj në Iran kur ajo nuk i mbron dot ata në bazat e saj në rajon. Sipas tij, SHBA i fsheh në hotele dhe parqe.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk po planifikonte të dërgonte trupa tokësore askund në këtë kohë.

Zyrtarët e Pentagonit, të cilët po përgatiten për një fazë tjetër të luftës, kanë hartuar skenarë për vendosjen e trupave për të kapur objektiva të ndryshme brenda Iranit, sipas më shumë se gjysmë duzine personash të njohur me diskutimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026