Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në RMV: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në RMV.
Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Shqipëria është për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe me RMV, si një shembull bashkëpunimi në rajon e më gjerë.
Shqipëria mbështet përspektivën europiane të RMV sepse anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve tona. Si partnerë në NATO, do të vijojmë të bashkëpunojmë e kontribuojmë për sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë. Ne mbështesim përfaqësimin e drejtë e proporcional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nxisim kontributin e tyre si një faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik dhe stabiliteti dhe, bashkë me maqedonasit në Shqipëri, rolin si ura lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Presim ndryshimet kushtetuese, ende të paarritura, të realizohen. Shqipëria dhe RMV-ja do të vijojnë të jenë pjesë aktive në nismat rajonale, si Fondi i Ballkanit Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Procesi i Brdo-Brijunit, Procesi i Berlinit, RYCO, BSEC, NAI, MARRI etj. Intensifikimi i marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve do t’i shërbejë fuqizimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dypalësh dhe miqësisë mes popujve tanë”.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe nënvizoi se Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht Maqedoninë e Veriut dhe është i vetmi vend fqinj me të cilin nuk kemi probleme. Bashkëpunimi na e bën më të lehtë rrugëtimin drejt BE. Sot hapëm dyert për rritjen e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve në të gjitha nivelet, mes komisioneve e deputetëve. Bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, energjetik, infrastrukturor, arsimor, kulturor etj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeparlamentarja Spiropali takon Kurtin e Konjufcën, zbardhen temat e diskutuara
- Spiropali takon 4 krerët e grupeve parlamentare, zbardhen porositë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë